Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dhunuan hetuesit e BKH-së, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim nipërit e Agron Kapllanajt
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim tre shtetasit e akuzuar për përplasjen e regjistruar më 15 Prill në aksin rrugor Fier-Patos, të cilët dhunuar oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bëhet fjalë për dy nipërit e biznesmenit dhe ish-kryebashkiakut të Mallakstrës, Agron Kapllanaj, shtetasit Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, si dhe shtetasin Gerald Kollçaku, punonjës i kompanisë ku ndodhi përplasja. Ata janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, në bashkëpunim. “Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 509 të vitit 2025, të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrit të provohet se, më datë 15.04.2025, punonjësit e policisë pranë Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sëbashku me oficer të Byrosë Kombëtare...