Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosovë, 30 mijë pako me votat e diasporës mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale
Numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës ka filluar pasditen e së premtes, 17 tetor, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), njoftoi zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi. Elezi tha për media se komisioni i ka aprovuar rreth 30 mijë pako me fletëvotime, dhe se i ka hedhur poshtë rreth 4 mijë të tjera. Mbi 44 mijë qytetarë kishin të drejtë vote me postë nga jashtë vendit dhe patën 1 muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor. “Nga të dhënat që kemi nga shërbimi votues, numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e...