Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë: Mijëra njerëz u ngritën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë: Mijëra njerëz u ngritën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Zëri i mijërave qytetarëve që u mblodhën pasditen e së premtes në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë bëri jehonë ndërkombëtare. Mediat e huaja si Associated Press, The Telegraph, New York Post apo Washington Post kanë shkruar për thirrjet që u bënë për drejtësi ndaj gjyqit të padrejtë që po iu bëhet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Associated Press shkruan se qytetarët u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë për të protestuar kundër Gjykatës Speciale të Hagës të mbështetur nga BE, duke e cilësuar si të njëanshme, dhe që ndjek penalisht ish-luftëtarët e tyre që zhvilluan luftën e viteve 1998-1999 për pavarësi nga Serbia. “Demonstrues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor Skënderbej në Tiranë në...