Video/ Pamje shqetësuese para hyrjes së banesës, tre persona të maskuar kërcënojnë me vdekje një grua dhe fëmijët e saj

Video/ Pamje shqetësuese para hyrjes së banesës, tre persona të maskuar kërcënojnë me vdekje një grua dhe fëmijët e saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Alexandria, afër Washington D.C., duke ngjallur frikën se fenomeni i rrezikshëm i njohur si “Killer Clown” mund të jetë rikthyer në SHBA. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së martës, kur tre persona të maskuar si personazhe horror – përfshirë një kloun, një murgeshë të frikshme dhe vrasësin Michael Myers nga filmi “Halloween” – trokitën me forcë në derën e një shtëpie ku ndodheshin një nënë e ve dhe fëmijët e saj. Pamjet nga kamera e derës (doorbell cam) tregojnë personat duke bërtitur dhe kërcënuar se do të hynin me forcë: “Hap derën, ose do të hyjmë ne brenda. Do t’ju vrasim.” – dëgjohet të thotë njëri prej tyre. HORRIFYING: 3 people dressed up in creepy costumes terrorized...