Goditi me mjet prerës në kokë një person për motive të dobëta, arrestohet 56-vjeçari në Bushat

Goditi me mjet prerës në kokë një person për motive të dobëta, arrestohet 56-vjeçari në Bushat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të Bushatit, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar me dhunë fizike dhe plagosje të rëndë. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shkodrës, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, ka goditur me një mjet prerës (kosore) shtetasin P. V., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë, trup dhe një frakturë në krahun e djathtë. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në qendër të Bushatit. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës organizuan menjëherë veprimet operative, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit. Mjeti prerës (kosorja) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa...