Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dhunuan hetuesit e BKH-së në Fier/ Prokuroria dërgon për gjykim dy nipërit e Agron Kapllanajt: Iu bënë pritë efektivëve dhe…
Agron Kapllanaj FIER- Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dy nipërit e ish-deputetit Agron Kapllanaj, Ledjan dhe Kaludio Kapllanaj dhe një tjetër, Gerald Kollçakun. Këta 3 të fundit, goditën efektivët e Operacionales dhe hetuesin e BKH-së gjatë një operacioni të SPAK-ut në Fier në muajin prill. Më datë 15 prill, efektivët dhe hetuesit e BKH-së janë ndjekur dhe ndaluar nga të pandehurit. Pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie, 3 të akuzuarit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Dy nipërit e ish-kryebashkiakut Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku janë arrestuar në flagrancë dhe janë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”. Njoftimi: Goditën oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasit K.K., L.K., dhe G.K. Prokuroria pranë Gjykatës së...