Bajram Begaj shkel Kushtetutën me të dyja këmbët, nga punësimi i tij në kohën e lirë, rroga 30 mijë euro e të birit…

Bajram Begaj shkel Kushtetutën me të dyja këmbët, nga punësimi i tij në kohën e lirë, rroga 30 mijë euro e të birit…

Tirana duket se është tronditur nga një stuhi politike që mund të çojë në rrëzimin e Presidentit të Republikës, Bajram Bega. Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka hedhur një bombë politike në Kuvend, duke depozituar kërkesën për shkarkimin e kreut të shtetit me akuzën se ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët. Shtatë shkelje të rënda përbëjnë dosjen që opozita ia dorëzoi Kuvendit, duke e cilësuar Begajn si “presidentin më të politizuar në 35 vite demokraci”. Në qendër të akuzave qëndron dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve në Tiranë, që sipas Bardhit, “ka futur vendin në një ngërç institucional dhe ka përmbysur ndarjen e pushteteve”. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Bardhi zbuloi se Begaj ka dekretuar edhe “ministren virtuale Diella”, një...