Prokuroria e Tiranës merr të pandehur dy mjekë gjinekologë për neglizhencë mjekësore, humbi jetën një e sapolindur

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur dy mjekë gjinekologë për neglizhencë mjekësore, humbi jetën një e sapolindur

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit “Koço Gliozheni”, shtetasit E.V. dhe A.H., të akuzuar për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e procedimit penal nr. 6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z., e cila humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Nga aktet hetimore dhe ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se vdekja e të sapolindurës është shkaktuar nga dëmtime të rënda gjatë lindjes, si pasojë e përdorimit të forcepsit, mjet që zakonisht përdoret në raste...