Vrasja e Ramazan Matajt në 5 janar në Postribë, dalin detaje të reja nga hetimet

Vrasja e Ramazan Matajt në 5 janar në Postribë, dalin detaje të reja nga hetimet

Disa detaje të pazbuluara më parë kanë dalë nga vrasja e shtetasit Ramazan Mataj mbrëmjen e 5 janarit të këtij viti në Postribë të Shkodrës, ngjarje për të cilën janë arrestuar dy vëllezërit Arjon Hasaj si organizator dhe ekzekutor dhe Klisman Hasaj si bashkëpunëtor. Nga dosja e mbërritur në gjykatën e Shkodrës pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë rezultoi se një adresë në Instagram me të cilën ishte kontaktuar viktima ishte e autorit të dyshuar të ngjarjes Arjon Hasaj që ka pranuar vrasjen e kryer nga ana e tij. Arjoni pranoi autorësinë dhe rrëfeu se organizoi ai takimin me viktimën duke krijuar një profil mashtrues në Instagram dhe duke u hequr si femër. Hasaj deklaroi se pagoi një vajzë rome për t’i nisur dy mesazhe...