Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në gjykatën e Gjirokastrës autori i vrasjes së biznesmenit italian
Mbërrin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër 48-vjeçari Kamber Sulçe. Ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës më 27 shtator. Gjykata është rrethuar nën masa te forta sigurie me prezencën e forcave të shumta të policisë. Kamber Sulçe u vetëdorëzua në komisariatin e policisë së Tepelenës dy ditë më parë, i shoqëruar nga avokati i tij, dhe më pas u dërgua në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Sulçe, banues në Mesaplik të Vlorës, ishte shpallur në kërkim që prej 29 shtatorit si autor i ngjarjes së ndodhur pas mesnatës së 26 shtatorit, në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”. Sipas hetimeve paraprake, konflikti nisi pas një debati mes Kamber Sulçes dhe Gazment Braçit për dritat e...