Tensionet Tiranë- Prishtinë, Ali Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Albin Kurtin

Tensionet Tiranë- Prishtinë, Ali Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Albin Kurtin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka folur hapur për tensionet aktuale mes Tiranës dhe Prishtinës si dhe përplasjen mes Kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti. I ftuar në emisionin “Tema e ditës” në RTSH, nën moderimin e Arbër Hitajt, Ahmeti theksoi se qëllimi i tij dhe i Kryeministrit shqiptar ka qenë gjithmonë i mirë në raport me Kosovën, pavarësisht perceptimeve publike. “As e kemi menduar, as kemi punuar ndonjëherë kundër saj – përkundrazi, jemi përpjekur të punojmë për të mirën e çdo force politike në vend,” tha Ahmeti. Ndikimi dhe përpjekjet me Ramën Ahmeti konfirmoi se ai dhe Kryeministri Rama janë përpjekur të ndikojnë në situatë, duke shfrytëzuar lidhjet me partnerët perëndimorë. Ai zbuloi se kishte biseduar disa herë me Ramën...