Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ishte dënuar me 7 vite burg për korrupsion dhe falsifikim identiteti, Trump amniston ish-kongresmenin republikan
Ish-kongresmeni republikan, George Santos, i cili u dënua me shtatë vjet burg për krime financiare, po lirohet nga burgu pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërhyri dhe njoftoi një ulje të dënimit të tij. “George Santos ishte një ‘mashtrues’ në disa mënyra, por ka shumë mashtrues në vendin tonë që nuk duhet të vuajnë shtatë vjet burg”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social. “Prandaj, sapo kam nënshkruar një ulje të dënimit, duke e liruar George Santos MENJËHERË”, theksoi ai. I akuzuar për falsifikim identiteti dhe keqpërdorim të fondeve të donatorëve gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2022, ish-kongresmeni 37-vjeçar u deklarua fajtor dhe u dënua në prill. Ai u dërgua në burg në korrik. Para se të përballej me drejtësinë, George...