Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Studentët e Universitetit të Arteve do të kenë mundësi të përdorin fondet filmike të Arkivit për projektet e tyre
Fonde të Arkivit të Filmit do të mund të përdoren dhe nga studentët e Universitetit të Arteve për projektet e tyre. Kjo bëhet e mundur nga bashkëpunimi mes Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit dhe Universitetit të Arteve në Tiranë. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit mirëpriti në ambientet e tij prof. Sadik Spahija, Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, prof. asc. Ardian Isufi dhe Ergys Krisiko nga Universiteti i Arteve, për të konkretizuar një marrëveshje bashkëpunimi, që hap horizonte të reja mes artit dhe filmit. Arkivi shprehet se ky bashkëpunim synon të krijojë ura të gjalla mes studentëve dhe trashëgimisë sonë filmike, përmes orëve formuese, kërkimeve në fondin arkivor, projeksioneve dhe ekspozimeve artistike që do të zhvillohen në hapësirat e AQSHF-së. “Studentët e UA do...