Salla pret ambasadorin e Italisë:Thellim i bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore

Salla pret ambasadorin e Italisë:Thellim i bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti në një takim miqësor ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, Marco Alberti. Gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e partneritetit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore. Ministri Salla shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian në projekte të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm rural, forcimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Palët ndanë vizionin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të vizionit “Bujqësia 2030”, me fokus në inovacionin agroushqimor, dixhitalizimin e sektorit, përfshirjen e të rinjve dhe forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore në përputhje me acquis communautaire të BE-së. Në mënyrë...