Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tritan Shehu kundër ligjit për barazinë gjinore: 22 amendamentet e PS, mashtrim që duhet hedhur në kosh
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar projektligjin “Për barazinë gjinore” si një “mashtrim të radhës” të Partisë Socialiste dhe duke kërkuar rrëzimin e tij të plotë. Shehu e akuzon mazhorancën se, përmes 22 amendamenteve të paraqitura së fundmi, po përpiqet të maskojë thelbin e ligjit, që sipas tij përbën një “atentat ndaj strukturës tradicionale të shoqërisë”. “22 amendamentet e PS, të detyruara nga reagimi i fortë i opinionit publik, komuniteteve fetare dhe qytetarëve në tërësi, nuk janë asgjë tjetër veçse përpjekje për të fshehur thelbin e ligjit,” shkruan Shehu në reagimin e tij. Sipas deputetit demokrat, projektligji rrezikon të legalizojë një model të ri shoqëror të bazuar mbi “shumëllojshmëri gjinore fluide”,...