Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mexes zbulon dhuratën që i bëri Zidane si debutues me kombëtaren: Njeri i madh, mbeta shumë i emocionuar
Në një intervistë për podcastin “Kampo”, Philippe Mexès rikthehet te fillimet e tij në kombëtaren franceze, në fillim të viteve 2000, kur ishte vetëm 20 vjeç dhe takohej për herë të parë me kampionët e Botës 1998, përfshirë Zinédine Zidane, i cili la një shenjë të thellë në karrierën e tij. Mexès tregon: “Disa sillnin telefona të rinj, Motorola, Nokia, DVD portativ me bateri 3-orëshe…, por unë nuk mundesha. Me kontratën e re duhej t’i ruaja paratë”. Zidane, duke parë situatën, iu drejtua Sylvain Wiltord: “Çfarë dhurate do të bësh? Bëj një dhuratë për Djibril, ndërsa unë për Philippe”. Mexès pranon: “Nuk kisha asnjë kontribut në kombëtare, isha i turpëruar…, nuk mund ta pranoja dhuratën”. Sidoqoftë, Zidane insistoi dhe ia dorëzoi vetë DVD-në: “Kjo është për...