Studimi: Asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt, të paktën për rrezikun nga demenca

Studimi: Asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt, të paktën për rrezikun nga demenca

Edhe një apo dy pije në ditë nuk janë pa rrezik, sipas kërkimeve të publikuara në BMJ Evidence-Based Medicine. Për vite të tëra besohej se pak alkool mund të ishte madje i dobishëm për shëndetin. Por studimi më i fundit, i bazuar në të dhënat e mbi 550 mijë të rriturve të moshës 56–72 vjeç dhe në analizat gjenetike të 2.4 milionë pjesëmarrësve, tregon të kundërtën: edhe konsumimi i lehtë i alkoolit mund të rrisë rrezikun për demencë, ka shkruar The Washington Post. “Për një kohë të gjatë kemi menduar se mënyra më e shëndetshme për trurin ishte një gotë në ditë. Por provat e reja tregojnë se edhe sasi të vogla mund të kenë efekte negative në kujtesë dhe funksionet njohëse. Nëse kujtesa është e...