Lufta tarifore SHBA-Kinë, Pekini kërkon negociata për marrëveshje tregtare me Uashingtonin sa më shpejt të jetë e mundur

Lufta tarifore SHBA-Kinë, Pekini kërkon negociata për marrëveshje tregtare me Uashingtonin sa më shpejt të jetë e mundur

Kina është në favor të negociatave të reja tregtare me Shtetet e Bashkuara “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërsa të dy vendet kërkojnë të shmangin një përshkallëzim të ri të tarifave, raportoi të hënën agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua. Njoftimi vjen pas një video-konference midis negociatorit kryesor tregtar të Kinës, zëvendëskryeministrit kinez He Lifeng, dhe Sekretarit të Thesarit të SHBA-së Scott Bessent, gjatë së cilës pati bisedime “të sinqerta, të thella dhe konstruktive”, tha agjencia kineze e lajmeve. Tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë janë rritur një shkallë gjatë javës së kaluar, pasi Pekini njoftoi kontrolle më të rrepta mbi eksportet e metaleve të rralla dhe teknologjitë e nevojshme për t’i rafinuar ato. Sekretari i Thesarit të SHBA-së...