Minatorët e Spaçit vijojnë protestën në ditën e 13-të, ende pa përgjigje nga kompania

Minatorët e Spaçit vijojnë protestën në ditën e 13-të, ende pa përgjigje nga kompania

Protesta e minatorëve të Spaçit ka hyrë sot në ditën e saj të 13-të, ndërsa punëtorët kanë qëndruar të grumbulluar që prej orës 06:00 të mëngjesit, duke kërkuar zgjidhje për kërkesat e tyre. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të shiut, ata mbeten të vendosur për të mos ndalur protestën derisa të marrin një përgjigje konkrete nga drejtuesit e kompanisë. Ende asnjë përfaqësues i firmës nuk është paraqitur në vendin e protestës për të zhvilluar një bisedë me punëtorët apo për të dhënë sqarime mbi situatën. Minatorët kërkojnë kushte më të mira pune, pagesa të prapambetura dhe garantimin e të drejtave të tyre sipas kontratës kolektive. Ata e cilësojnë situatën si të rëndë dhe thonë se do të qëndrojnë në protestë për sa kohë...