Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident tragjik në Serbi, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga përmbysja e një autobusi me punëtorë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në veriperëndim të Serbisë, ku një autobus që transportonte punëtorë të një fabrike u përmbys, duke shkaktuar tre viktima dhe dhjetëra të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh qytetin Sremska Mitrovica me fshatin Jarak, rreth 70 kilometra larg Beogradit. Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, autobusi dykatësh doli nga rruga për arsye ende të panjohura dhe u përmbys, ndërsa shoferi është arrestuar. Në pamjet e publikuara nga autoritetet, autobusi shfaqet i përmbysur në një kanal anës rrugës. Fillimisht u raportua për dy viktima dhe rreth 80 të plagosur, por më pas autoritetet konfirmuan se një tjetër pasagjer ndërroi jetë në spital. Nga 61 persona të shtruar, 39 po vijojnë të...