Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur fushatën elektorale përmes një video-denoncimi në rrjetet sociale, ku tregon vështirësitë që hasin çdo ditë qytetarët e Tiranës, sa herë që bie shi. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shfaqet teksa qarkullon nëpër Tiranë me automjetin e tij, teksa në qytet bie shi. Sipas Binajt, qarkullimi në rrugët e Tiranës në ditë më shi është një mision i pamundur, teksa shton se bashkia bën propagandë, pasi nuk do t’ja dijë për trafikun. Ai në përfundim i kërkon qytetarëve të Tiranës që të bashkohen dhe të veprojnë me votë në zgjedhjet e pjesshme, për të shpëtuar qytetin. “Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja...