Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Qeveria e Kurtit, të dorëhiqet’/ Analisti: Protesta ‘pro-UÇK’ dëshmoi peshë të madhe
Mijëra shqiptarë vërshuan në sheshin ‘Skënderbej’ në një protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK që ndodhen në paraburgimin e Hagës, nën akuza të padrejta. Analisti Frrok Çupi tha për edicionin informativ se kjo protestë tregoi se vendi ynë mbështet të drejtën, është i unifikuar dhe dëshmoi vendosmërinë për tu radhitur drejt BE dhe Perëndimit. “ Mesazhi që përcillet ka një peshë shumë të madhe. Ka peshën e së drejtës, është shumë e rëndësishme dhe qytetëruese. Është një manifestim pro shtet. E dyta, ka një peshë shumë të madhe sepse e tregon kombin shqiptar të unifikuar dhe orientimin e kanë për nga perëndimi. Së treti tregon se kombi ynë është i vendosur të radhitet drejt BE dhe Uashingtonit dhe kjo gjë nis që nga Tirana, kandidate...