Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Tregim nga Mitrush Kuteli: I vdekuri dhe i gjalli
Na ish njëherë një i mirë me mall e gjë shumë e na bënte dasmën e të birt. E si e kish gaz të parë në derë na çoi e dërgoi mushtullukë më të katër anët, për të ftuar botën. Pa na janë nisur këta mushtullukë, të gjithë trima e të pamartuar, kaluar mbi kuaj të bardhë, nisur e stolisur, me këto kësula mbi sy, me këto riza të gjata varur kuajve, e me këto opinga me xhufka, me nga dy plloska për shoq, në kocaqe, na janë nisur fshat më fshat e derë më derë duke thirrur me gaz të madh: -Hej! Dëgjoni mbani vesh: Im zot bën dasmën e bandillit e fton të madh e të vogël të vijë e të gëzohet në shtëpinë...