“Besoj se drejtësia do të triumfojë”/ Protesta e bashkuar, flet Ademi: Shqiptarët të unifikuar

“Besoj se drejtësia do të triumfojë”/ Protesta e bashkuar, flet Ademi: Shqiptarët të unifikuar

Historiani Haxhi Ademi i ftuar në një studio televizive, deklaroi se sot “Tirana i bashkoi të gjithë” në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Shteti amë shqiptar tregoi që është në mbështetje të vlerave kombëtare. Tirana bashkoi të gjithë, pa dallim politik dhe u bë simbol i bashkimit”, tha Ademi. “Zakonisht, debatet historike i bëjmë vetëm në përvjetorët e pavarësisë. Përtej kësaj, vëmendjen kryesore e merr showbiz-i dhe të rinjtë nuk informohen për proceset historike nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar në tërësi. Shteti shqiptar ka luajtur rol kryesor në përpjekjen që Kosova të fitonte fillimisht të drejtat e mohuara nga regjimi serb. Në fazën e luftës, shteti shqiptar argumentoi para ndërkombëtarëve se si të drejtat e shqiptarëve mohoheshin nga Serbia. Tani, unë vlerësoj...