Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Për Shqiptarët”/ Dy muaj në koma pas një infeksioni të rëndë, Kristina kthehet e shëruar në studio
Historia e trajtuar sot në “Për Shqiptarët” është ajo e Kristinës, një vajzë e cila në moshën 13-vjeçare u përball me një infeksion shumë të rëndë që i rrezikoi jetën dhe e la atë në koma për 2 muaj. Infeksioni që Kristina ka kaluar ka qenë shumë i rëndë, nga dhëmballa i kaloi në të gjithë trupin.Ky infeksion i shkaktoi asaj probleme në të folur dhe në të ecur. Edhe pse në Shqipëri mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë Kristinës, ndërhyrjet që ajo bëri në Itali falë Fondacionit Firdeus, ia kthyen shpresën. Miranda, e ëma e Kristinës kujton ditën iu drejtua për ndihmë shqiptarëve dhe Fondacionit Firdeus, dhe vetëm pas 3 ditësh shuma për kurimin e të bijës së saj u mblodh dhe Kristina u...