Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Merr flakë kati i parë i një hoteli në Tiranë, evakuohen personat që ndodheshin brenda
Kati i parë i një hoteli në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit. “Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin...