Qendrat e të dhënave: A ka shanse të tërheqë Shqipëria investime

Qendrat e të dhënave: A ka shanse të tërheqë Shqipëria investime

Nga hartimi i një strategjie kombëtare që mund të zbatohet në bashkëpunim me sektorin privat, tek ofrimi i lehtësive fiskale dhe bashkëpunimi për kualifikimin e inxhinierëve, operatorët kryesorë të sektorit të data center në Shqipëri rekomandojnë një qasje të koordinuar për zhvillimin e këtij sektori dhe kthimin e vendit në një qendër rajonale të ekonomisë dixhitale për qendrën e të dhënave.  Dorina AzoZhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe rritja e përdorimit të shërbimeve cloud i kanë vendosur data center-at (qendrat e të dhënave) në fokus të infrastrukturës dixhitale të ekonomive më të zhvilluara europiane.Shqipëria, falë pozicionit të saj gjeografik, burimeve të qëndrueshme energjetike dhe fuqisë punëtore me profil teknologjik, po shihet si një destinacion potencial për zhvillimin e këtij sektori strategjik.Aktualisht në Shqipëri, veprimtaria e...