Abilekaj: Raportet Rama-Kurti janë në pikën zero

Abilekaj: Raportet Rama-Kurti janë në pikën zero

Gazetari Enton Abilekaj, komenton ashpërsimin e marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti duke theksuar se raporti mes dy liderëve ka arritur në pikën “zero”. Për të përplasja mes Ramës dhe Kurtit ka nisur që herët, por është thelluar për shkak të qasjeve të ndryshme politike dhe strategjike ndaj rajonit. Ai deklaroi se Rama ka zgjedhur të bashkëpunojë ngushtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, duke marrë mbi supe rolin e liderit rajonal që synon ndarjen e influencës në Ballkan mes shqiptarëve dhe serbëve. ”Rama ka marrë përsipër që me Vuçiç të luajnë rolin e liderëve ballkanikë, duke ndarë Ballkanin mes shqiptarëve dhe serbëve. Ata menduan se mund të zgjasin pushtetin e tyre përmes kësaj loje të stabilitetit pa demokraci, duke aneksuar...