Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Ka na s’ka sorra, ka na veç shqiponja”, fillon përplasja mes Don Xhonit dhe Nichit
Showbiz E Premte, 17 Tetor 2025 21:55 Në skenën dinamike të hip-hop-it shqiptar, duket se është hapur një kapitull i ri rivalitetesh. Don Xhoni ndezi debatet pasi publikoi një mesazh të paqartë në Instagram: “Ka na s’ka sorra, ka na veç shqiponja”,-shkroi reperi, pa përmendur emra. Nichi, një nga emrat e rinj që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, reagoi po në Instagram me një story që tingëlloi si kundërpërgjigje direkte. ”Për ksi sorra, shqiponja, plluma, huta jam gjuetar”,-shkroi ai, duke shoqëruar postimin me një ton sfidues. Reagimi u përforcua edhe më tej nga menaxheri i Nichit, i cili e repostoi story-n dhe shtoi fjalët që e vulosën konfliktin publik: “Lufta filloj miq”. Nëse kjo është thjesht një përplasje e zakonshme virtuale apo fillimi...