Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SPAK godet aferën e Limionit: Sekuestro ndaj Dulakut, kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për koncesionin e Portit të Limionit në Sarandë, e cila është pronë e ushtrisë. Më konkretisht janë zbardhur emrat e 6 personave, ndaj të cilëve një ditë më parë, oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle për çështjen në fjalë, ku burime për mediat bëjnë me dije se u janë sekuestruar celularët, si dhe u janë sekuestruar prova të tjera materiale, të cilat mund të ndihmojnë autoritetet. Burime bëjnë me dije se BKH ka ushtruar kontrolle tek biznesmeni Artan Dulaku, si dhe tek Genard Kastrati, administrator i kompanisë “MARINA BAY SARANDA”, e cila ka fituar koncesionin. Kontrolli është kryer edhe në selinë e kompanisë “Maryna Bay Saranda”, ku Artan Dulaku është aksion...