Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Protesta në mbështetje të UÇK, Berisha: Kosova nuk do të ishte e pavarur pa sakrificën e luftëtarëve të lirisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë, në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se PD qëndron në mbështetje të plotë të luftës çlirimtare të UÇK-së. Po ashtu Berisha shkruan se pa sakrificën, gjakun, trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë të UÇK-së, Kosova nuk do të ishte kurrë një vend i lirë dhe i pavarur. Partia Demokratike përsëri deklaron se: 1. Lufta çlirimtare e UÇK-së në Kosovë është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar që nga luftërat e Skënderbeut. 2. Pa sakrificën, gjakun, trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë të UÇK-së, Kosova nuk do të ishte...