Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Vjen reagimi i PD-së

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Vjen reagimi i PD-së

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK-së, të mbajtur në Tiranë.  Përmes një deklarate për mediat, PD bën të ditur se nuk ka pasur asnjë urdhër për bojkotimin e mitingut në mbështetje të UÇK-së.  Po ashtu në reagimin e PD thuhet se Berisha dhe eksponentë të tjerë të lartë të kësaj force politike, e kanë përsëritur vazhdimisht se lufta për liri e UÇK ishte e drejtë dhe vendimtare.  Reagimi i PD:  Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës të saj, të mos jenë në mitingun mbështetës për ish-krerët e UÇK-së, në proces gjyqësor në Hagë.  Spekulimi banal i ndonjë medieje se...