Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Publikon video nga protesta në Tiranë në mbështetje të UÇK/ Grenell sulmon Gjykatën e Hagës: Ka dalë jashtë kontrollit…
Teksa ka ndarë në rrjete sociale pamjet nga sheshi “Skënderbej” i mbushur plot me shqiptarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Grenell ka sulmuar Gjykatën Speciale të Hagës. Në njërin postim, Emisari Special i Presidentit të SHBA Donald Trump për Misionet e Posaçm, ka shkruar: “Dhe në Tiranë”, duke nënkuptuar kështu se kjo është protesta e radhës pas asaj në Prishtinë dhe Hagë në mbështetje të katër ish-drejtuesve të UÇK-së të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Në postimin tjetër, me pamjet e sheshit të kthyer kuq e zi, Grenell shënjestron Gjykatën Speciale, duke thënë se ka dalë jashtë kontrollit. Nuk kursen as Prokurorin special Jack Smith, i cili ngriti aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK, për të cilin thotë se ka shkaktuar indinjatën e një populli dhe që ka dalë për të...