Si sot, në vitin 1448, 577 vjet më parë, në kohën e Betejës së Kosovës, Kosova ishte një formacion gjeopolitik i veçantë, që kufizohej me Rassia-n (Serbinë) dhe Bullgarinë!

Si sot, në vitin 1448, 577 vjet më parë, në kohën e Betejës së Kosovës, Kosova ishte një formacion gjeopolitik i veçantë, që kufizohej me Rassia-n (Serbinë) dhe Bullgarinë!

Jahja Drancolli Beteja e Kosovës në vitin 1448 konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të Mesjetës në Europën Juglindore. Deri në mesin e shekullit të 15-të, Kosova, si një formacion gjeopolitik i veçantë, kishte tërhequr vëmendjen e nxitësve të aleancës ushtarake antiosmane të udhëhequr nga János Hunyadi dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Nga 17 deri më 20 tetor 1448, Fusha e Kosovës u bë fushëbeteja midis aleancës së ushtrive europiane të udhëhequra nga Hunyadi dhe ushtrive osmane të udhëhequra nga Sulltan Murati II. Arbërit, të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, u rreshtuan në anën e aleancës. Republika e Venedikut nuk iu përgjigj thirrjes së Hunyadi-t për këtë ndërmarrje të madhe ushtarake, me pretekstin e problemeve me Skënderbeun në Arbëri. Në verën e vitit 1448, pasi...