Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjyqi për atentatin ku u vra Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori Ndoja, zbardhet dëshmia e pajtuesit të gjaqeve dhe vëllait të “Rrumit”
Në të njëjtën kohë kur autoritetet u angazhuan dhe kërkuan të gjenin autorët e atentatit ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja, kishin nisur lëvizjet edhe me pajtuesit e gjaqeve. Këtë e dëshmoi në gjykatë dëshmitari i thirrur. Ndonëse ligji duhet të bëjë ligjin mbi të drejtën zakonore, Beqir Boja nga një kryetar këshilli në Zallherr u kërkua të përfshihej në komisionin e pajtimit të Gjaqeve dhe kjo ftesë ju dërgua për negocim nga familjarët e njërit prej të akuzuarve për ngjarjen. “Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi qe të negocioj për të birin Redian Rraja” e nisi rrëfimin dëshmitari. Në procesin me të akuzuar Julian Mecaj dhe Plarent Dervishaj...