Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
PD deklaratë të fortë në mbështetje të UÇK-së: Gjykata Speciale të shpallë pafajësinë e ish-drejtuesve të luftës
Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht në mbështetje të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si “faqen më të ndritur të historisë shqiptare që nga koha e Skënderbeut”. Në një deklaratë të publikuar sot, PD ka renditur qartësisht qëndrimet e saj lidhur me luftën, procesin në Gjykatën Speciale në Hagë dhe protestën e zhvilluar në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së. Deklarata thekson se pa sakrificën e UÇK-së, Kosova nuk do të ishte as e lirë dhe as e pavarur, ndërsa e cilëson këtë luftë si të vetmen çlirimtare në Europë në dekadat e fundit që i dha fund pushtimit serb. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte aleate besnike e NATO-s gjatë fushatës ajrore kundër regjimit të Millosheviçit në pranverën...