Operacioni “Ura”/ Sekuestrohet vila dhe 100 mijë euro të ndërmjetësit të drogës mes Shqipërisë e Italisë

Operacioni “Ura”/ Sekuestrohet vila dhe 100 mijë euro të ndërmjetësit të drogës mes Shqipërisë e Italisë

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një vilë luksoze dhe mbi 100 mijë euro cash që i përkisnin Massimiliano Fiore, 47 vjeç, një ndër figurat kyçe të trafikimit ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Fiore u arrestua më 21 maj, si pjesë e operacionit të përbashkët antidrogë të koduar “Ura”, i zhvilluar në Itali, Shqipëri dhe Belgjikë. Ai akuzohet se ishte ndërmjetësi kryesor mes një klani kriminal palermitan nga lagjja Japigia dhe grupeve shqiptare, të cilat importonin dhe shpërndanin kokainë dhe heroinë në rajonin italian të Puglias. Sipas Prokurorisë Antimafia të Barit, Fiore jo vetëm që organizonte trafikun e lëndëve narkotike, por edhe siguronte “mbrojtje mafioze” për palermitanët, duke i ndihmuar të vepronin të pandëshkuar në zonën e tyre. Sekuestrimi i pasurive të Fiore është pjesë...