Haradinaj reagon për protestën: Tirana UÇK. Liri për çlirimtarët

Haradinaj reagon për protestën: Tirana UÇK. Liri për çlirimtarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë pas përfundimit të protestës mbarëkombëtare “Liria ka emër”, e cila u mbajt sot (17 tetor 2025) në Sheshin “Skënderbej” të Tiranës. Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ish-komandanti i UÇK-së përshëndeti mobilizimin masiv dhe bëri thirrje për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. “Tirana UÇK. Liri për Çlirimtarët!”, shkruan Haradinaj.