Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka folur hapur për tensionet aktuale mes Tiranës dhe Prishtinës si dhe përplasjen mes Kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.  I ftuar në emisionin “Tema e ditës” në RTSH, Ahmeti theksoi se qëllimi i tij dhe i Kryeministrit shqiptar ka qenë gjithmonë i mirë në raport me Kosovën, pavarësisht perceptimeve publike.  “As e kemi menduar, as kemi punuar ndonjëherë kundër saj – përkundrazi, jemi përpjekur të punojmë për të mirën e çdo force politike në vend,” tha Ahmeti.  Ndikimi dhe përpjekjet me Ramën  Ahmeti konfirmoi se ai dhe Kryeministri Rama janë përpjekur të ndikojnë në situatë, duke shfrytëzuar lidhjet me partnerët perëndimorë. Ai zbuloi se kishte biseduar disa herë me Ramën për këtë çështje, i cili e kishte pyetur se si mund të dilet nga kjo situatë.  “Nuk jemi njerëz pa miq në Bruksel dhe Uashington që mund të ndikojmë për...