Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shqiptarët janë nji komb ma i vjetri me nji gjuhë e zakone fare të veçanta
Letër e një grupi patriotësh (Abdi B. Toptani, Emz. Nikollë Kaçorri, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mustafa Asim Kruja dhe Rexhep Mitrovica), dërguar perandorit Franc Josef të Austro-Hungarisë, ku protestojnë për fatin e Shqipërisë, e cila rrezikohet të copëtohet ndërmjet fqinjëve. Në të kërkohet që të mbrohet integriteti i katër vilajeteve shqiptare dhe të ruhet autonomia e plotë e Shqipërisë. Në tetor të vitit 1912, Rexhep Mitrovica, Nikollë Kaçorri, Abdi Toptani, Bedri Pejani, Fuad Toptani, Mustafa Kruja, Sali Gjuka i drejtohen me një letër e përbashkët perandorit Franc Jozefit I të Austro-Hungarisë, ku e bëjnë me dije për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga katër shtetet e Ballkanit, të cilat “duen me e përpii a me e coptue”, duke kërkuar njëkohësisht prej tij që të mos...