No Image Available

Çipi Apple M5 sjell përmirësime të dukshme në performancë grafike dhe AI

Apple prezantoi çipin e ri M-Series me versionet e përditësuara të iPad Pro, MacBook Pro dhe Apple Vision Pro. Çipi i ri M5 ka ngjashmëri të mëdha me çipin M4 që Apple prezantoi në 2024, por ndryshimi më i madh duket të jetë vëmendja tek performanca grafike dhe AI. Çipi M5 është i ndërtuar duke përdorur procesin prodhues 3-nanometër të gjeneratës së tretë me një arkitekturë grafike të përditësuar prej 10 bërthamash në të gjitha versionet. Si rezultat performanca grafike është rritur me 4 herë krahasuar me çipin M4 ndërsa ruan akselerimin harduerik të ray-tracing. M5 gjithashtu ka një procesor 10 bërthamësh, njëlloj si M4, me gjashtë bërthama efikasiteti dhe katër bërthama performance. Në iPad Pro, çipi M5 ka 9 bërthama për variantet 256GB dhe...