Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK në Tiranë, reagon Rama: Liria ka emër!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës mbarëkombëtare të zhvilluar sot në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë dy foto: një pamje nga protesta në Tiranë dhe një tjetër me katër ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mbi të dyja fotot, ai ka shkruar vetëm një fjali: “Liria ka emër”, duke përcjellë kështu një mesazh të qartë solidariteti dhe mbështetjeje. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj tyre po zhvillohet procesi gjyqësor. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza...