“Liria ka emër!”, Rama tjetër reagim pas protestës pro UÇK në Tiranë

“Liria ka emër!”, Rama tjetër reagim pas protestës pro UÇK në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim në Facebook, pas mbylljes së protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në sheshin “Skënderbej”. Në postimin e tij Rama ka publikaur foto nga protesta, ku siç shihet mijëra qytetarë ishin të pranishëm në shesh, ndërsa dominojnë simbolet kombëtare dhe ato të UÇK. Ndërsa e shoqëron postimin me shkrimin “Liria ka emër!”. Kujtojmë që kjo ishte protesta e tretë me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, ku më 14 shtator u mblodhën rreth 10 mijë shqiptarë në afërsi të Gjykatës Speciale. Në Hagë, që prej 3 prillit 2023, po zhvillohet procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët i kanë mohuar të gjitha akuzat për krime...