Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Po i heqin të drejtën e fjalës opozitës”, Këlliçi pas Konferencës së Kryetarëve: Peleshi ndërpreu seancat me urdhër të Ballës
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi foli pas Konferencës së Kryetarëve për debatin që u zhvillua. Këlliçi tha se u zhvillua një debat për ngushtimin e hapësirave të opozitës në Kuvend. Deputeti tha se në 3 seanca parlamentare Niko Peleshi me urdhër të Taulant Ballës ka ndërprerë seancat në mënyrë që opozita të mos mundet të diskutojë për problemet të qytetarëve. “Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve ku për rend dite kishim 3 kërkesa të depozituara nga grupi parlamentar i PD-së. Dua të sqaroj se pati një debat tejet të gjatë në lidhje me ngushtimin e hapësirave të opozitës në Kuvend, kur drejtimin e këtij institucioni kaq të lartë e ka marrë Niko Peleshi. Në një muaj jetë parlamentare, respekti i mazhoranës për opozitën shihet në...