Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Zemra mal”, kryeministri Rama ndan videon në mbështetje të protestës për UÇK-në në Tiranë
Kryeministri Edi Rama, në mbështetje të protestës së sotme për ish-udhëheqësit e UÇK, ka ndarë një video nga ku duken qytetarët e pranishëm, të cili njëzëri brohorasin “UÇK” dhe “Hashim Thaçi”. Video e shpërndarë në Facebook është shoqëruar me shkrimin “zemra mal”, me anë të së cilës kryeministri ka treguar qëndrimin e tij ndaj protestës. Protesta u mbajt sot në sheshin Skëndërbej në Tiranë, në të cilën ishin të pranishëm edhe shumë figura politike nga Kosova. Top Channel