Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi! Ja për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së, çfarë po ndodh me gjyqin në Hagë

Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi! Ja për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së, çfarë po ndodh me gjyqin në Hagë

Gjykimi ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tre vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në gjykatën e Kosovës në Hagë. Tani, më shumë se dy vjet më vonë, gjyqi ndaj tyre po shkon drejt përfundimit, pasi muajin e kaluar mbrojtja e Thaçit thirri dëshmitarët e parë. Në mbrojtje të tyre dëshmuan në shtator ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan. Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-n. Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë...