“Liria ka emër” – Mbyllet pas 1 ore protesta masive në Tiranë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka emër” – Mbyllet pas 1 ore protesta masive në Tiranë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora u mblodhën pasditen e sotme në Sheshin “Skënderbej” në një protestë madhore me moton “Drejtësi për Çlirimtarët, kundër padrejtësisë në Hagë”, për të kërkuar lirimin e pesë ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi – të akuzuar nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. Protesta u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) me mbështetjen e shoqatave të veteranëve dhe organizatave patriotike. Nga Kosova drejt Tiranës u nisën rreth 60 autobusë si pjesë e organizimit për udhëtim kolektiv. Autoritetet shqiptare dhanë disa lehtësira për pjesëmarrësit: Rruga e Kombit u bë falas për 24 orë për...