“Faleminderit Shqipëri!”, Ali Ahmeti: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse

“Faleminderit Shqipëri!”, Ali Ahmeti: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse

Kreu i BDI, Ali Ahmeti TIRANË- Kreu i BDI, Ali Ahmeti falenderoi Shqipërinë për mikpritjen, teksa vlerësoi praninë e figurave historike si Alfred Moisiu. Në tubimin e mbajtur në Tiranë, Ahmeti tha se akuzat ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fabrikuara nga qarqet e errëta serbo-ruse. Ai shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha Konventat Ndërkombëtare dhe asnjëherë nuk ka shkelur ligjet e luftës. Fjalimi i plotë i Ahmetit: Faleminderit Shqipëri, faleminderit nënë na ke trajtuar dhe na ke pritur si nëna bijtë. Dua të përshëndes Alfred Moisun, çlirimtarin që ka dalë këtu me një shekull në shpatull për të solidarizohet me  luftëtarët e lirisë sepse vetë ka qenë luftëtari i lirisë. Të nderuar bashkëkombas, shoqata të Shqipërisë, shoqata të Tiranës për organizimin...