Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Mijëra shqiptarë thirrje për lirimin e ish krerëve të UÇK-së/ Rama i emocionuar: Zemra mal
Kryeministri Edi Rama, në mbështetje të protestës së sotme për ish-udhëheqësit e UÇK, ka ndarë një video nga ku duken qytetarët e pranishëm, të cili njëzëri brohorasin “UÇK” dhe “Hashim Thaçi”. Video e shpërndarë në Facebook është shoqëruar me shkrimin “zemra mal”, me anë të së cilës kryeministri ka treguar qëndrimin e tij ndaj protestës. Protesta u mbajt sot në sheshin Skëndërbej në Tiranë, në të cilën ishin të pranishëm edhe shumë figura politike nga Kosova.