“Trillime ruso-serbe”, Ali Ahmeti: Specialja u themelua që Rusia të rikthente UNMIK-un, për të na nxirë imazhin

“Trillime ruso-serbe”, Ali Ahmeti: Specialja u themelua që Rusia të rikthente UNMIK-un, për të na nxirë imazhin

Ali Ahmeti, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke folur në tubimin krah veteranëve të luftës në Tiranë, tha se ajo dëshmoi mbështetjen unanime të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës. Duke e konsideruar Gjykatën Speciale ku po hetohen disa nga ish-komandantët dhe shtetarët kryesorë të Kosovës, Ahmeti deklaroi se e gjithë akuza ndaj atyre ka trillin në zanafillë. “T’i themi gjërat troç. Zanafilla e Gjykatës Speciale të Kosovës është me raportime trilluese ruso-serbe për trafikim organesh, që bëri bujë padrejtësisht në botë. Këtë çështje inekzistente, që doli nga kuzhina e shërbimeve serbe me institucione ruse, e hetoi edhe Tribunali i Hagës dhe konstatoi që nuk është e vërtetë, dhe mbylli hetimet. Kohë më pas Dick Marty e riaktualizoi mediatikisht këtë temë përsëri me...